Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

E TRISHTË / Ndahet nga jeta legjenda e sportit shkodran

Shkruar nga NEWSPORT
E TRISHTË / Ndahet nga jeta legjenda e sportit shkodran

Sporti shqiptar ka marrë një lajm të trishtë.

Legjenda e mundjes, Mirash Vuksanin është ndarë nga jeta në moshën 84 vjeçare duke lënë padiskutim pas një karrierë të suksesshme. I lindur në vitin 1935, Vuksani iu fokusua mundjes që në moshë të hershme.

Por e nisi menjëherë si një kampion i madh. E fillon karrierën me Partizanin me të cilin stërvitet nga 1960 deri më 1965 dhe është një kampion i padiskutueshëm.

Më pas, kthehet në Shkodër dhe konkurron për Vllazninë, ku sukseset nuk kanë të ndalur. Në peshën e tij mundja klasike nuk njeh kampion tjetër. E nis karrierën si kampion dhe do ta mbyllte si i tillë. Forca fizike, u alternua mjaft mirë me teknikën dhe për rrjedhojë Mirash Vuksani nuk njihte rivalë në tapet.

Pas lënies së sportit, Vuksani u nderua me Sportklub Vllaznia si "Sportisti i shekullit", Ceremonia e varrimit te tij do të zhvillohet ditën e premte (sot) në orën 14.00.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga