Një ngjarje tragjike ka ndodhur te skuadra e Kastriotit. Me anë të një postimi klubi ka informuar se një prej lojtarëve që ka qenë pjesë te moshava ka ndërruar jetë, shkak është bërë një problem në zemër. Erjoni ishte larguar nga futbolli për shkak të problemeve personale. Mbrëmjen e djeshme Erjoni pësoi një goditje në zemër dhe nuk mund t'i mbijetonte problemve kardiake. Klubi i Kastriotit ka bërë njoftimin për lajmin e trishtë, duke I shprehur ngushëllimet familjes së djaloshit të ri që humbi jetën. Klubi bënë të ditur se Erjoni e ka lënë futbollin vetëm vitin e kaluar, për arsye personale.
"Sot humbëm Erjonin, një i ri që dha kontribut të madh tek moshat e Kastriotit, për vite me radhë. Sezonin aktual, Erjoni, vendosi që të ndiqte tjetër rrugë, dhe jo futbollin, e kjo për arsye personale. Mbrëmbë në një rast gëzimi, Erjoni mori një goditje në zemër, që për fatin e tij të keq nuk mundi që t'i mbjetojë. Klubi i "Kastriotit" i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ruci, dhe të afërmve për këtë humbje të parakoshme. Prehu në paqe Erjon!", shkruan klubi Kastriotit.
