E TRISHTË/ Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta Vladimir Pashaj
Shkruar nga NEWSPORT
Një lajm i trishtë vjen nga bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit. Është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare Vladimir Pashaj.
Pashaj prej vitesh ishte pjesë aktive në futbollin shqiptar në rolin e Vëzhguesit të Arbitrave. Një infarkt në zemër do t’i merrte jetën në moshën 66-vjeçare.
Lajmin e kanë bërë të ditur “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”, duke i shprehur ngushëllime familjes dhe të gjithë të afërve të Pashajt.
“Prehu ne paqe Vladimir Pashaj!Shoqata "Bashkimi i Arbitrave Shqiptar te Futbollit"I shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes Pashaj per ndarjen e parakohshme nga jeta te z.Vladimir Pashaj.Vladimir Pashaj prej vitesh ishte pjese aktive ne futbollin Shqiptar ne rolin e Vezhguesit te Arbitrave.Z.Pashaj u nda papritur nga jeta si pasoje e nje infarkti ne zemer ne moshen 66 vjecare”, shkruhet në postim.