Albion Marku ka folur pas fitores 2-0 kundër Partizanit. Mbrojtësi i linjës ishte autor i golit të parë për durrsakët. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e Oversport, anësori i djathtë tha:
“Jam shumë i lumtur për golin dhe formën e skuadrës. Do të japim maksimumin për të shkuar sa më larg. Ne i shohim ndeshjet një nga një. Të qëndrojmë me këmbë në tokë.
Kombëtarja? Unë kam qenë pjesë e Kombëtares që te 19 vjeçarët. Mora një ftesë me Arabinë Saudite. Shpresoj që të kem ftesa. Kombëtarja është luks për çdo lojtar.
Goditja? Kjo gjuajtja më është dukur si goditjet e tua profesor Shkëmbi.
Morali? Rezultatet pozitive karikojnë çdo ekip.
Pozicioni? Unë kam luajtur me skemën 3-5-2, por e bëj dhe 4-3-3”, tha ai.