Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

E shtunë intensive, të mëdhatë zbresin në fushë në kampionatet kryesore

Shkruar nga NEWSPORT
E shtunë intensive, të mëdhatë zbresin në fushë

Dita e sotme do të shoh të zbresin në fushën e blertë ekipet më të mëdha në kampionatet europiane. Vetëm pak ditë para nisjes së fazës së “knock-out” në Champions League skuadrat do të masin forcat në kampionatet vendase. Në Premier League Chelsea luan në transfertë përballë West Ham. Blutë e Londrës nuk kanë objektiv tjetër përveçse fitoren, pas rezultateve të dobëta në ndeshjet e fundit. Arsenal pret Brentford në “Emirates”, me djemtë e Artetas që duan të lënë pas hapin fals në javën e shkuar kundër Everton. Tottenham do të udhëtojë në Leicester dhe do të tentojnë të vazhdojnë momentin e mirë që po kalojnë me dy fitore rradhazi. Përpara sfidës me Milan, Spurs kërkojnë vendin e katërt në kampionat.

Në Bundesligë, Bayern pret Bochum në orën 15:30. Sfida duket e lehtë për të besuarit e Nagelsmann që do të tentojnë shkëputjen. Skuadra e Dortmund do të ketë një transfertë të vështirë në “Vestfali” ku do të gjejnë Ëerder Bremen, me verdhezinjtë që kërkojnë të ruajnë ritmin e kampionëve. Sfida e javës në Gjermani është ajo mes Leipzig dhe Union Berlin në orën 18:30, me të dy ekipet që kërkojnë kreun.

Në Serie A, Roma udhëton në Lece me Spinazzolan e dëmtuar, por verdhekuqtë kërkojnë ngjitjen në renditje. Në mbrëmje Lazio pret Atalantën, një sfidë direkte për zonën “Champions”.

Në Spanjë, Barcelona dhe Reali nuk zbresin sot në fushën e lojës. Por dy ndeshjet e rëndësishme pritet të jenë ajo mes Seville-Mallorca dhe Valencia-Ath Bilbao. E para luhet në 18:30 dhe e dyta luhet në 21:00.

Pa Messin dhe Mbappe, PSG udhëton drejt Monacos ku do të luajë një sfidë delikate. Parizienët vijnë pas eleminimit në mesjavë në Kupën e Francës, ndërsa për pak ditë do të presin Bayern për 1/16 e Champions League.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga