
Pas golit të realizuar dje në Champions League kundër Sevillas në Spanjë, sulmuesi i Leicester, Jamie Vardy bëhet një ndër futbollistët më unikë për sa i përket shpërndarjes gjeografike të realizimit të golave në komepticionet futbollistike.
Sulmuesi anglez vendos një rekord duke u bërë i pari futbollist që realizon gol në kategoritë; Evostik League, Conference North, Conference, Championship, Premier League, Euro 2016 & Champions League.
Këtë sezon Vardy nuk po kalon një moment të mirë dhe është larg atij të një viti më parë, por me golin e djeshëm ndaj Sevillas në humbjen 2-1 të Leicesterit në 1/8-at e Champions League i ka dhënë shpresë ekipit të tij për një kualifikim të mundshëm për në çerekfinalet e këtij kompeticioni.