
Tenisti spanjoll Rafael Nadal është tërhequr nga Wimbledon për shkak të dëmtimit në muskujt e barkut. Spanjolli ia dorëzon kështu gjysmëfinalen Nick Kyrgios për shkak të lëndimit, me australianin ë është finalisti i parë i edicionit të këtij viti të Wimbledon. Ai është në pritje të fituesit të ndeshjes Novak Djokovic – Cameron Norrie.
Mediat spanjolle njoftuan gjatë ditës së sotme se Nadal kishte një muskul të këputur në bark dhe se ka një çarje prej shtatë milimetrash në një nga muskujt e barkut.
Nadal duhet të dilte në fushë të premten por mesa duket dëmtimi është më i rëndë nga sa pritej.
Poll