Barazimi me Kukësin 1-1 përfundoi me "faturë të lartë" për Partizanin. Me dëmtimin e Ardit Hilës, i cili la ndeshjen në pjesën e parë, edhe Lorenc Trashi, mbrojtësi i majtë i të kuqve ka lënduar gjurin e djathtë në takim. Ai luajti për 90 minuta të plota, por në prononcimin për "RTSH Sport", mbrojtësi i majtë i të kuqve bëri me dije se ka mbuluar me akull gjurin. Lojtari shpreson që të mos jetë një dëmtim i rëndë.
"Tani e pashë gjurin. Është pak i fryrë, por shpresoj të mos ketë probleme.
Barazimi? Kishim raste të realizonim dhe golin e dytë. Duhej t'i shfrytëzonim më mirë. Barazimi erdhi dhe për meritë të kundërshtarit. Prapë barazimi është rezultat i mirë", përfundoi Trashi.
Kryesuesit e kampionatit vuajnë mungesat e Telushit, Hebajt, Hilës dhe tashmë "infermierisë" i bashkohet dhe Trashi. Pritet në vijim se cila është gjendja fizike e "Topit të Artë të futbollit shqiptar për vitin 2018".
