Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E papritur/ Kampioni i Botës do të pensionohet nga futbolli i luajtur

Shkruar nga NEWSPORT
E papritur/ Kampioni i Botës do të pensionohet nga futbolli i luajtur

Mesut Ozil raportohet se ka vendosur të pensionohet nga futbolli i luajtur. 34-vjeçari këtë sezon me Basaksehir ka arritur të luajë vetëm 7 ndeshje, teksa një dëmtim e ka majtur jashtë fushave për një periudhe të gjatë.

Fituesi i Kupës së Botës me Gjermanin në vitin 2014 do të “var” kështu këpucët në gozhdë. Lajmin e ka bërë të ditur gazetari turk, Yakup Cinar.

Ozil, i cili aktualisht është nën kontratë me Basaksehir, e ka marrë këtë vendim pas ndeshjes së fundit të ligës, në humbjen 1-0 ndaj Kayserispor. Sipas “Fanatik”, turko-gjermani nuk është paraqitur në stërvitje pas ndeshjes dhe ka njoftuar bashkëlojtarët e tij dhe përgjegjësit në klub se do të dëshironte të zgjidhte kontratën (deri në qershor 2023) dhe të largohej nga futbolli.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga