
Erdhi me shumë bujë tek United, dhe siç duket Lukaku po i plotëson pritshmëritë e të gjithëve. Belgu ka qenë në formë të shkëlqyer që pas zbarkimit në Old Trafford duke arritur të shënojë rregullisht.
24 vjeçari ka arritur të shënojë edhe në sfidën e sotme ndaj Southampton, duke realizuar kështu golin e tij të gjashtë në po kaq ndeshje në Premier League me fanelën e Djajve të Kuq.
I vetmi që ka arritur ta bëjë më përpara një gjë të tillë në një start sezoni ka qenë francezi Louis Saha, i cili më pas shënoi vetëm një gol gjatë gjithë pjesës së mbetur të kampionatit.
Urojmë që Lukaku të mos ketë një histori të tillë në vijim.
Poll