
Durim Gashi është huazuar nga Liria te Rahoveci që bën pjesë në në Kategorinë e Parë të Kosovës. Një lëvizje nga Superliga drejt një ekipi në një kategori më poshtë, por e ka një arsye.
Mesfushori 24-vjeçar, javë më parë konfirmoi se do të largohej nga klubi prizrenas, ndërsa sot në një intervistë ekskluzive për Sportali.net zbuloi se ai është lojtari më i paguar në Kosovë.
“Kam kaluar te Rahoveci ku kam kërkuar që të jem lojtari më i paguar në Kosovë dhe klubi ma ka plotësuar këtë dëshirë” ka thënë Gashi, raporton Sportali.net.
Në ditët në vijim ai pritet që t’a publikojë pagën e saktë mujore.
Rahoveci pozicionohet në vendin e fundit në Kategorinë e Parë, ku nga 15 ndeshje ka grumbulluar 12 pikë, duke rrezikuar të bjerë në Kategorinë e Dytë.