
U prek nga Coronavirusi, por nuk mund të rrinte duarkryq. Një kampion si Paulo Dybala ka arritur të mbledhë plot 275 mijë euro falë një mini-kampionati të organizuar në PlayStation. Ai ka qenë iniciator i kësaj nisme, ku të ardhurat e fituara do të shkojnë në ndihmë të Kryqit të Kuq.
Ka qenë vetë sulmuesi i Juventusit që përmes Instagramit të tij ka treguar: "Jam shumëi lumtur dhe i entuziazmuar për atë që bëmë. Ne nuk e imagjinonim të bënim diçka kaq të madhe, ku të gjithë na ndihmuat. Ju falënderoj të gjithëve, shumë fansa na dërguan video ose bënë live, por nuk kisha memorie në celularin tim për të publikuar të gjithë njerëzit që na ndihmuan.
Kemi arritur të mbledhim 275 mijë dollarë, që është një numër i jashtëzakonshëm: falë të gjithë sponsorëve dhe kanaleve që e transmetuan, ishte jashtëzakonisht e bukur” - vazhdoi “Joya” në fund të turneut “dhe ishin dy ditë të çmendura, megjithëse me pak nervozizëm dhe shqetësim sepse kishim frikë se mund të kishim shkëputje. Ndeshjet kanë qenë shumë të mira dhe ne kemi ndihmuar shumë vende përmes Kryqit të Kuq, tani shpresojmë të arrijmë në 300 mijë. Një përqafim i madh për të gjithë”, ka përfunduar ai.