
Yll Hoxha do të largohet nga Feronikeli në fund të këtij sezoni. Ish-lojtari i Vllaznisë, Flamurtarit dhe Kukësit në Kategorinë Superiore do të ndryshojë ekip gjatë merkatos së verës.
Mediat kosovare raportojnë se Hoxha ka zgjedhur Gjilanin si ekipin ku do të vijojë karrierën dhe dëshiron të bashkohet sërish me trajnerin Munishi.
Projekti i ri i Gjilanit ka bindur Hoxhën që të pranojë këtë ofertë dhe gjithçka do të bëhet zyrtare pas mbylljes së këtij sezoni.
Poll