E KRYER/ West Ham arrin akord me lojtarin dhe e blen për 30 milionë paund
Shkruar nga NEWSPORT
West Ham është një nga skuadrat më aktive në këtë merkato verore nga Premier League. “Çekanët” që janë në gjurmët e Armando Brojës, kanë transferuar në ekip ish-shokun e skuadrës së shqiptarit.
Bëhet fjalë për James Ward-Prowse, që u ble nga Southampton për rreth 30 milionë paund. Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romanos, zyrtarizimi pritet në orët e ardhshme pasi gjithçka është e kryer.
Kujtojmë që më parë Ward-Prowse ka lujtur vetëm për skuadrën e Southampton, pasi është një prodhim i akademisë së tyre.