
Paris Saint-Germain nuk ka ka humbur kohë dhe ka filluar nga punë në merkaton e verës. Pas largimit të Leo Messit dhe Serigio Ramos tashmë të zyrtarizuar dhe me Mbappen në dyshime Parisi duket se po kërkon të fillojë nga puna.
Ditën e sotme ata kanë arritur një marrëveshje parimore me talentin e skuadrës së Mallorcas që luajti përkrah Vedat Muriqit. Kang-in Lee është godtija e radhës e parizienëve sipas gazetarit, Fabrizio Romano.
Koreano-Jugori ishte një nga talentët më premtuas të skuadrës spanjolle ku u aktivizua në 36 ndeshje në La Liga, duke shënuar plot 6 gola. Ndër të tjera mesfushori me tipare sulmuese ka dhuruar edhe plot 7 asist.
Pas Asensios dhe Ugarte, 21-vjeçari do të jetë goditja e tretë e Parisit në merkaton e verës.