
Pas kualifikimit në grupet e Champions League, Milani ka nisur të punojë për organikën e skuadrës. Rinovimi i superyllit Rafael Leao varej i gjithi nga arritja e Championsit dhe pasi u krye me sukses, erdhi edhe firma e shumë pritur.
Tani vjen edhe rinovimi i dytë. Antonio Mirante do të jetë sërish pjesë e kuqezinjve. Portieri 39-vjeçar erdhi para një viti por debutimin e bëri vetëm mbrëmjen e djeshme ndaj Hellas Veronas në minutat e fundit. Ai ka hedhur firmën në kontratë dhe do të jetë edhe për një vit portier i tretë i Milanit, raporton gazetari i Milanneës.it, Antonio Vitiello.
Poll