E ardhmja e Brahim Diaz, i huazuar te Milani nga Real Madridi me të drejtë blerjeje dhe kundëropsion, duket çdo gjë tjetër veçse e sigurt. Ka shumë lajme që dëshirojnë që negociatat e reja mes kuqezinjve dhe "Los Blancos" të ulin çmimin e blerjes së mundshme. Çmimi i vendosur është 22 milionë euro, por në orët e fundit kanë dalë të dhëna që sugjerojnë rikthimin në Madrid gjatë verës.
All - Paragraf - 3
Në profilin e tij, Luciano Vulcano ndihmësi i Piolit, ka postuar një foto që portretizon vetë Vulcanon në shoqërinë e Ibrahimovic dhe Diaz. Të dy janë përshëndetur dhe vëmendjen e ka tërhequr veçanërisht mesazhi drejtuar spanjollit: “Hasta luego, Nino” , fjalë që paralajmërojnë një lamtumirë. Menjëherë pas publikimit, postimi u hoq nga autori. Më voni ndihmësi i Piolit e hoqi atë nga Instagrami por nga mediat Italiani është ruajtur si foto.
Poll