Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E KRYER/ Nga Zvicra në Japoni, lojtari shqiptar surprizon me ekipin e ri

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ Nga Zvicra në Japoni, lojtari shqiptar surprizon me ekipin e ri

Benjamin Kololli u largua nga Zurich pas 3 sezonesh. Mesfushori i Kosovës tashmë ka gjetur skuadër të re dhe do të firmosë me Shimizu Pulse, që militon në ligën e parë të Japonisë.

Një veprim i papritur nga 29-vjeçari që vendos kështu të largohet përfundimisht nga Europa dhe të luajë në kampionatin japonez.

Kololli ka arritur akordin me Shimizu Pulse për dy vite e gjysmë dhe është në pritje të viziës për të udhëtuar drejt Japonisë ku do të prezantohet zyrtarisht te skuadra e tij e re.

Mesfushori ka qenë një pikë e rëndësishme për Kosovën, teksa ka luajtur në 23 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola, por me këtë transferim ngelet për t'u parë nëse do të jetë sërish në listën e Challandes.

Tags:

BOTA KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga