
Mauricio Pochettino është trajneri i ri i Chelsea. Kështu raporton gazetari i mirënjohur Fabrizio Romano. Chelsea ka arritur marrëveshje të plotë me Pochettino si trajner i ri për sezonin e ardhshëm.
Marrëveshja ishte në faza të avancuara që nga prilli dhe më në fund do të përfundojë në ditët në vijim siç ka pranuar ehde tekniku argjentinas. Ish-trajneri i Tottenham dhe PSG do të fillojë kapitullin e ri si trajner i Chelsea duke filluar nga qershori. Frank Lampard do të mbetet trajneri i përkohshëm deri në fund të sezonit. Pochettino do të sjellë njerëzit e tij për stafin teknik dhe do të diskutojë strategjinë e transferimeve me klubin së shpejti.
Poll