
Stivi Frashënri u largua nga Ballkani në fund të këtij sezoni. Vendin e tij pritet ta zërë një tjetër portier që ka lënë gjurmë në kampionatin shqiptar. Enea Koliçi do të marrë në dorë fate e portës së skuadrës nga Suhareka.
37-vjeçari ka qenë një nga portierët më të mir ënë dy vitet e fundit në Superligën e Kosovës, teksa në fund të këtij sezoni mbylli aventurën e tij te Gjilani.
Sipas “Gazeta Blic” bëhet me dije se gardiani pogradecas dhe Ballkani që drejtohet nga Ilir Daja kanë nënshkruar një kontratë 2-vjeçare. Madje Kolici i ëhstë bashkuar skuadrës në stërvitje. Në këto kushte zyrtarizimi i ish-portierit të Kukësit mbetet çëshje ditësh.
Poll