
Keita Balde është larguar përfundimisht nga Monaco. Sulmuesi senegalez do të nisi një tjetër aventurë të re në Serie A e këtë herë do të firmosi për Sampdorian.
25-vjeçari ka luajtur në të kaluarën në kampionatin italian pasi ka qenë pjesë e Lazios dhe më pas e Interit në formë huazimi, ndërsa tani do të provojë një tjetër eksperiencë.
Lojtari ka mbërritur në Itali dhe tashmë po kryer vizitat mjekësore e në orët në vazhdim pritet të vijë edhe firma e zyrtarizimi. Pas firmës me Candrevan, Sampdoria bën kështu një tjetër goditje të bujshme në merkato.
Poll