Egzon Bejtullai ishte emri i bujshëm i cili qarkullonte në zyrat e Tiranës dhe Partizanit. Qendërmbrojtësi kampion me Shkëndijen e Tetovës doli lojtarë i lirë në treg dhe një mundësi e artë si kjo, zor se kalohej pa u vënë re nga dy gjigantët kryeqytetas.
Mirëpo, deri në fund të merkatos nuk u arrit një marrëveshje me palët që nuk ranë dakord me kushtet. Reprezentuesi i Kombëtares maqedonase nuk arriti të gjejë një ekip, por pritjes i erdhi fundit. Bejtullai pritet të firmosë kontratën në Kosovë ku do të luajë për fanellën e Gjilanit.
Në mungesë të ofertave më të mira, ai ka zgjedhur propozimin e klubit dardan dhe do të nënshkruajë një kontratë deri në fundin e këtij sezoni.
Poll