Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

E kritikoi për golin me thembër, Tedi CARA ia bën “bajat” Andi LILËS në rrjete sociale

Shkruar nga NEWSPORT
E kritikoi për golin me thembër, Tedi CARA ia bën
Partizani arriti të fitonte me rezultatin 2-0 kundër Tiranës, ndeshje e vlefshme për javën e 24-të të Superiores. Të kuqtë e drejtuar nga trajneri Giovani Colella iu falën golave të shënuar nga Mba dhe Tedi Cara. Goli i kavajasit ishte shumë i veçantë teksa jo vetëm që vulosi ndeshjen por krijoi edhe një situatë me mënyrën e shënimit. Pak sekonda pasi u fut në fushë, përfitoi nga një gabim në mbrojtje e Tiranës dhe tundi rrjetën me thembër. Për mënyrën se si shënoi, ish mbrojtësi i bardhebluve Andi Lila tha: “Për mua ishte e tepërt kjo mënyrë shënimi. Pak më shumë respekt për Tiranën”, u shpreh gjatë komentit në Oversport Lila. Ndërkohë, ditën e sotme, është vetë sulmuesi kavajas që publikon foton e golit me thembër në llogarinë e tij në Instagram dhe shkruan: Qyteti është i kuq!
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Tedi Cara (@tedicara22)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga