Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

SERIE A

E konfirmon presidenti i Napolit: Lojtari do largohet në verë, e kërkon Reali dhe PSG

Shkruar nga NEWSPORT
E konfirmon presidenti i Napolit: Lojtari do largohet në verë, e

Victor Osimhen rinovoi para disa muajsh kontratën me Napolin deri në vitin 2026. Por pavarësisht kësaj, sulmuesi nigerian do të largohet nga italianët në fund të sezonit aktual.

All - Paragraf - 3

Diçka të tillë e ka konfirmuar vetë presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis. Në një deklaratë të thënë së fundmi, presidenti i napolitanëve është shprehur qartë, se Osimhen do të largohet.

“Negociatat tona të rinovimit ishin të gjata dhe miqësore. Bisedimet u zvarritën disi, por ne e dinim shumë mirë se ai do të shkonte te Reali, PSG ose në Angli”, është shprehur De Laurentiis.

Kujtojmë që sulmuesi 25-vjeçar u transferua te Napoli në vitin 2020. Italianët paguajtën te Lille plot 75 milionë euro për të siguruar shërbimet e Osimhen. Teksa klauzola aktuale e lojtarit është 180 milionë euro. Pritet të shihet se cili klub do të bëjë një sakrificë të tillë ekonomike, për të blerë nigerianin.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7