
Kreu i Federatës italiane të futbollit, Gabriele Gravina ka konfirmuar se Andrea Barzagli do jetë në stafin e Roberto Mancinit te Italia. Kamponi i Botës në 2006 bashkohet kështu me De Rossin në stafin e trajnerit Azzurr, me ish-mbrojtësin e Juventus që do ketë detyrë edhe rolin e asistentit teknik te moshat nga U-15 deri në U-20 te Italia.
Më herët Barzagli ishte pjesë e stafit të Sarrit te Juventus, teksa aventura e tij u ndërpre nga pandemia e Covid-19, me 40 vjeçarin që shpjegoi se donte të qëndronte pranë familjes në një kohë të trazuar. Tanimë Barzagli ka një detyrë të re, për të nxjerrë filizat e rinj te kampionët e Europës.
Poll