Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E konfirmon agjenti i tij, sulmuesi argjentinas pranë transferimit tek Real Madrid

Shkruar nga NEWSPORT
E konfirmon agjenti i tij, sulmuesi argjentinas pranë transferimit tek Real

Sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi, është gjithnjë e më afër transferimit tek Real Madrid. 30-vjeçari që aktualisht aktivizohet me Galatasaray në Turqi, po mendon seriozisht transferimin në Spanjë.

Madrilenët janë në kërkim të një sulmuesi. Që me largimin e Benzemas, “Los Blancos” nuk kanë gjetur akoma ‘numrin 9’ që mund t’iu bëjë punë dhe mesa duket Reali është shumë serioz në interesimin që ka për Icardin, madje kërkon ta huazojë që në merkaton e janarit.

Interesimin e Realit për sulmuesin argjentinas e ka konfirmuar edhe vetë agjenti i futbollistit, Letterio Pino.

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Real Madrid, por deri tani nuk ka asnjë ofertë zyrtare. Ndoshta mund të vijë në javët e ardhshme”, është shprehur agjenti i Mauro Icardit.

Formula e transferimit të argjentinasit pritet të jetë huazim, por me të drejtë blerje 15-20 milionë euro në merkaton e ardhshme verore. Një shifër e ulët për klubin madrilen që mund ta përballojë mjaft lehtë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga