Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

VENDI

E kërkuan rivalët por rinovoi me Partizanin, Murataj “thumbon” pas firmës së Telushit: Kapiteni është i joni, mos tentoni ta korruptoni

Shkruar nga NEWSPORT

Bruno Telushi do të vijojë të jetë përsëri pjesë e Partizanit. Kapiteni i të kuqve rinovoi kontratën e tij që do ta mbajë në kryqeytet edhe për një sezon + opsionin për një vit tjetër. Emri i tij lakohej në merkato për një transferim te rivalët e Dinamos, të cilët e donin në skuadër një lider si ai.

All - Paragraf - 3

Valentino Murataj, shok skuadre te Partizani, e ka “festuar” me një postim në rrjete sociale rinovimin e kapitenit të tij. “Kapiteni është i joni, mos tentoni ta korruptoni”, shkruan ai në llogarinë e tij në Instagram teksa ndan edhe foton e rinovimit të Teulshit me presidentin Demi.

Murataj përflitet për një interes nga Zvicra por mesa duket edhe ai pritet të jetë pjesë e Demave për kupat e Europës. Partizani po vijon përgatitjet nën drejtimin e trajnerit Zoran Zekic që po stërvit një grup të kompletuar. Megjithatë, ndërhyrja në merkato do të jetë vetëm për të ngritur nivelin siç janë afrimet e Grezdës, Qirkos dhe Mehmetit.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7