Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

E kërkonte Galatasaray dhe Fenerbahce, Vedat Muriqi befason me skuadrën e re

Shkruar nga NEWSPORT
E kërkonte Galatasaray dhe Fenerbahce, Vedat Muriqi befason me

Ofertat për të nuk munguan, madje edhe nga gjigantët e mëdhenj të futbollit turk, por ai ka bërë zgjedhjen e tij.

Vedat Muriqi nuk do të vesh fanellë tjetër, përpos asaj të Rizespor deri në verën e ardhshme. Është ky vendimi i marrë nga "bomberi" i kombëtares kosovare të futbollit, që ka treguar respekt ndaj skuadrës aktuale.

Ish-sulmuesi i Teutës dhe Besës ka vendosur që të refuzojë edhe ofertat e gjigantëve si Galatasaray dhe Fenerbahce vetëm për të "shpërblyer" besimin e drejtuesve të Rizespor, që nuk kërkonin të hiqnin dorë nga 25 vjeçari.

Për kartonin e tij, Rizespor kërkonte jo më pak se 5 milionë euro, por Galata dhe Fenerbahce nuk përmbushnin kushtet. Në garë për shërbimet e Muriqit ishte futur edhe Lazio, megjithatë vendimi i sulmuesit e ka privuar Igli Taren për të menduar për një tjetër sulmues kualitativ.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga