
Sofyan Amrabat është një nga lojtarët që shkëlqeu në Katar 2022. Mesfushori i Fiorentinës bëri që me paraqitjet e tij të zgjonte interesin e disa klubeve të mëdha. Barcelona prej kohës e ndiqte me interes, por për shkak të “Fair-Playt” financiar nuk u bë e mundur një marrëveshje.
Gjithësesi sipas mediave italiane bëhet e ditur se Manchester United synon marokenin dhe “Djajtë” janë të gatshëm ta transferojnë në “Old Traford”.
Fiorentina që të lërë të lirë lojtarin kërkon jo më pak se 30 milionë euro për shërbimet e tij. Mbetet të shihet nëse “Djajtë” do të pranojnë të derdhin në arkat e italianëve këtë shifër apo jo.
Poll