
Tashmë një titullar për Milanin prej gati një viti, Malick Thiaw ka përfunduar në “radarët” e disa prej klubeve të njohura europiane. Klube të cilat janë gati të shpenzojnë miliona për ta “rrëmbyer” mbrojtësin nga Milani.
Siç thuhet nga ‘Tuttosport’, ish-mbrojtësi i Schalke 04 është një synim i West Ham, por për Milanin, Thiaw është i patransferueshëm. Drejtuesit e “Djallit” e vlerësojnë shumë lojtarin gjerman, aq sa do të fillojnë së shpejti bisedimet për rinovimin e kontratës dhe rritjen e pagës.
Ditët e ardhshme pritet që drejtuesit e Milanit të ulen në tavolinë me agjentët e lojtarit për të biseduar mbi rinovimin dhe për ta “blinduar” atë si kuqezi.
Poll