
E ardhmja e Felipe Caicedo shihet të mos jetë te Lazios.
Sulmuesi ekuadorian ka marrë oferta si jashtë ashtu edhe brenda Italisë, e për këtë po mendon një eksperiencë larg kryeqytetit.
Inter ka nisur kontaktet me menaxherin e futbollistit, që tashmë është në pritje të një telefonate të fundit, e ku palët do të vulosin gjithçka.
Largimi i tij nga "Olimpico" do ishte mjaft i mirë për Vedat Muriqin. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës do kishte më shumë minuta me fanellën e të kaltërve, çka do i shërbente për të treguar të gjithë potencialin që ka.
Ish-sulmuesi i Besës dhe Teutës në Kategorinë Superiore synon që të jetë vendimtar për Lazion dhe pse jo, të duelojë për një fanellë titullari me Ciro Immobile.