Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

E kërkojnë në Spanjë e Itali, De Ligt drejt kampionëve të mëdhenj

Shkruar nga NEWSPORT
E kërkojnë në Spanjë e Itali, De Ligt drejt kampionëve

E ardhmja e Matthijs de Ligt ka marrë një kthesë të paparashikueshme. Kur u duk se zyrtarizimi i 19 vjeçarit te Barcelona ishte thjeshtë çështje ditësh, në garë për holandezin është futur edhe skuadra franceze, PSG.

Madje, sipas mediave franceze, kampionët e Ligue do të finalizojnë marrëveshjen me De Ligt që këtë javë. Agjenti i tij, Mino Raiola është në Paris, ku mësohet se ka mbajtur takime kokë më kokë me drejtuesit e PSG-së.  

Interes për kapitenin e Ajax ka shfaqur edhe Manchester City, Bayern Munich dhe Juventus, megjithatë, futja në garë e PSG-së ka prishur planet e tyre.

Agjenti i tij, Mino Raiola, do të takohet me drejtorin e PSG Antero Henrique këtë javë për të finalizuar një marrëveshje dhe t'i japë fund sagës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga