
Trajneri i përfaqësueses Shqiptare, Xhani De Biazi ishte në qendër të medias në këtë merkato të nxehtë verore. Arritjet me përfaqësuesen kuqezi bënë që tekniku italian të kërkohej nga shumë klube Europiane, por edhe përfaqësuese të shteteve të ndryshme.
Por, "misteri" nuk e tradhëtoi skuadrën e tij, përfaqësuesen e Shqipërisë, me të cilën do të vazhdojë bashkëpunimin deri në fund të vitit 2017. Deri në këtë periudhë strategu i pankinës kuqezi do të përfitojë nga Federata Shqiptare e Futbollit 800 mijë euro. De Biazi do të drejtojë Shqipërinë edhe për eliminatoret e Botërorit "Rusi 2018", ku shpresohet për ndonjë kualifikim tjetër.
Poll