Kampionët e basketbollit të Kosovës Sigal Prishtina u kualifikua në raundin e 1/16-ve të Kupës së Europës të FIBA-s pasi mposhti me rezultatin 82-78 turqit e Pinar Karsiyakas në shtëpi.
Seti i parë u dominua nga miqtë me shifrat 16-26, por në tre setet e tjera Prishtina e dominoi ndeshjen duke e përmbysur diferencën e 10 pikëve në setin e fundit.
Ky është rezultati më i mirë i arritur në basketboll nga një ekip shqiptar. Tashmë Prishtina synon të shkojë sa më larg, pasi ka arritur të shkruajë një pjesë të rëndësishme të historisë.|
Poll