
Ernest Muçi ra në sy në ndeshjet e qershorit të Kombëtares sonë përballë Moldavisë dhe sidomos Ishujve Faroe ndaj të cilëve arriti edhe të shënonte.
Talenti shqiptar po shkëlqen edhe tek Legia e Varshavës në Poloni teksa mbrëmjen e sotme klubi ku luan shqiptari fitoi dhe Superkupën.
Legia u përball me Rakow në këtë finale. Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi 0-0, teksa ishin penalltitë që vendosën. Pas 11-mëtershave, Legia fitoi me rezultatin 5-6. Ernest Muçi ishte titullar në këtë ndeshje dhe u zëvëndësua në minutën e 64 të pjesës së dytë.
Poll