Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

E dielë speciale në futboll, ja super takimet në kampionatet e Europës përveç "El Clasico"

Shkruar nga NEWSPORT
E dielë speciale në futboll, ja super takimet në kampionatet e

Ashtu siç është folur më herët, muaji prill do të ishte një muaj i cili do të mbahet mend gjatë për takimet më interesante dhe më të bukura që do të luheshin.

Sot dhe kjo e dielë është mjaft e bukur për sportdashësit ku përveç takimeve mjaft interesante të Superligës, do të jenë edhe disa që nuk duhen humbur nga kampionatet e Europës.

Superligën Shqiptare luhen sot takimet e javës së 30-të, Laçi-Skënderbeu, Kukësi-Tirana dhe Partizani-Teuta. "Lufta" dhe gara për titull pritet të jetë mjaft e ashpër me 3 ekipet e vendeve të para.

Në Francë, në League 1, luhet sot takimi i javës së 33-të i prapambetur mes Lyon-Moncao. Monaco do të kërkoj vendin e parë pas një sezoni fantastik e ndërsa Lyon kupat e Europës.

Bundesliga luhet takimi Schalke-RB Leipzig për javën e 30-të. Schalke do të kërkojë të largohet nga "zona e ftohtë" për të mos rrezikuar më shumë pas eleminimit që mori në Europa League e ndërsa Leipzig që ishte padyshim surpriza e këtij sezoni, do të kërkojë 3 pikët pas barazimit të Bayern dhe do të vazhdojë ta mbajë nën presion në garën për titull.

Në Hollandë, në Eredivisie luhet takimi PSV-Ajax i vlefshëm ëpr javën e32-të. Ajax kërkon vendin e parë që mbahet aktualisht nga Feyenoord, ndërsa PSV aktualisht kërkon vendin e dytë. Një garë e madhe mes këtyre 3 ekipeve që do të zgjasë deri në fund të sezonit.

Në Angli luhet FA Cup ku Arsenal dhe Manchester City do të "luftojnë" mes tyre për finalen e madhe ku i pret Chelsea e cila dje bëri një sfidë mjaft të bukur kundër Totenham.

Në Spanjë, në LA Liga luhet më e rëndësishmja dhe më e bukura ndoshta për sot "El Clasico". Real Madrid kërkon të marrë një fitore mjaft të rëndësishme për të mbajtur larg Barcelonën e cila duhet thënë që ka luajtur edhe një ndeshje më shumë se "los blancos". Një sfidë që për asnjë arsye nuk duhet humbur./NEWSPORT.AL

16:00 Arsenal-Manchester City

16:45 PSV-Ajax

17:30 Schalke-RB Leipzig

20:45 Real Madrid-Barcelona

21:15 Lyon-Monaco

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga