Pasditen e sotme në Maqedoni ka ndodhur një aksident tragjik ku kanë humbur jetën 13 persona. Një autobus ka pësuar një çarje të gomës dhe si pasojë mjeti ka dalë nga kontrolli.
Në lidhje me këtë situatë, klubi i Shkëndijës, me anë të një reagimi në rrjetin social "Facebook" shkruan se i bashkohet familjarëve të viktimave në dhimbjen e tyre.
"KF Shkëndija ndan dhimbjen me familjet e goditura nga tragjedia e sotme në aksidentin e autobusit.
Ngushllimet më të përzemërta për familjet që humbën të dashurit e tyre, ndërsa lutjet tona për shërim të shpejtë shkojnë për gjithë të lënduarit në këtë fatkeqësi komunikacioni".

Poll