Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"E dashura bëhet xheloze për videot në TikTok", Taulant Seferi 'hap thesin': Vjehrra? Ajo më do shumë

Shkruar nga NEWSPORT
"E dashura bëhet xheloze për videot në TikTok", Taulant

Taulant Seferi është një nga lojtarët më të pëlqyer nga tifozët shqiptarë, sidomos nga femrat. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare kohët e fundit është bërë viral me video të shumta, ku fanset e tij tregojnë pëlqimin e madh që kanë për të.

Në një intervistë të dhënë së fundmi në emisonin “Më Lër të Flas” në TopChannel, Seferi jep detaje mbi jetën e tij personale. Djaloshi nga Kumanova tregon se është një një lidhje dhe nëse e dashura xhelozon për pëlqimin e madh që vajzat kanë për të.

“Une e kam një të dashur që jeton në Zvicër. Ka katër vite që jemi bashkë”, është shprehur fillimit Taulant Seferi.

“A xhelozon ajo? Unë i kam dhënë sigurinë. Ajo i ka parë të gjitha memet, domethënë ndonjëherë bëhet xheloze për këto videot virale në TikTok, por unë i kaloj me sportivitet. Unë jam shumë i lumtur”, ka thënë më tej sulmuesi i Kombëtares.

Gjithashtu, moderatorët e emisionit “Më Lër Të Flas”, Donald dhe Romeo Veshaj e kanë ‘ngacmuar’ edhe për marrëdheniën që Seferi ka me vjehrrën.

“Vjehrra? Ajo nuk vjen në stadium duke qenë se jeton në Zvicër. Por gjithsesi, vjehrra më do shumë”, është përgjigjur lojtari me origjinë nga Kumanova.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga