Vijon përplasja në distancë mes Zana Avdiut dhe familjes së Granit Xhakës. Pas deklaratës së saj ku e cilësonte “sjellje prej rrugaçi” veprimin e mesfushorit të Zvicrës erdhi dhe reagimi i babait, Ragipit. Tashmë është sërish Avdiu që përmes një lidhje direkte me kanalin “T7” ka thënë:
“Më vjen keq që zoti Xhaka më kërcënoi publikisht. Më vjen keq që nuk e ka kuptuar statusin. Më vjen keq që nuk është ndalur ta mendojë dhe ta kuptojë se ç’ka po thotë.
Vala më e rëndë e mesazheve ka ardhur pas reagimit të tij. Mua më vjen keq që një prind del të flasë në emër të djalit të tij që është i rritur”, është shprehur ajo.
Kujtojmë që analistja në fjalë u shpreh kundër reagimit të Granit Xhakës, i cili kapi me dorë organin gjenital gjatë ndeshjes Zvicër – Serbi.