Ditën e enjte Kosova do të luaj miqësoren përballë kombëtares së Gjibraltarit, në orën 18:00 në stadiumin "Fadil Vokrri".
Së fundmi nga institucioni më i lartë I futbollit, UEFA, janë caktuar tre arbitrat që do të ndajnë drejtësinë në Prishtinë. UEFA detyrën ua ka besuar tre gjyqtarëve shqiptarë, ku kryesor do të jetë Juxhin Xhaja, i cili do të ndihmohet nga Ilir Tartarasj dhe Nertil Bregasi, ndërsa i katërt do të jetë Besfort Kasumi, gjyqtarë në Superligën e Kosovës.

Poll