Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E bujshme/ U afrua si blerja më e madhe e verës, tani mendon largimin nga Partizani

Shkruar nga NEWSPORT
E bujshme/ U afrua si blerja më e madhe e verës, tani mendon largimin

U afrua me bujë të madhe nga të kuqtë gjatë merkatos së verës, ndërsa alternativat ishin të shumta për të. Megjithatë, sot ai e sheh veten të paaktivizuar në asnjë nga ndeshjet zyrtare të Partizanit si në kompeticionet Europiane, gjithashtu dhe në ato të kampionatit.

Renato Malota, ish-kapiteni i Kukësit, i cili u largua nga verilindorët pas katër sezonesh, ku shkroi dhe historinë me ta në sezonin që arriti në "play-off"-in e Europa League. Megjithatë, Malota prej muajit gusht e gjen veten në radhët e të kuqve, ku nuk luajti në Champions apo Europa League me ta sepse ishte aktivizuar me Kukësin dhe kjo gjë nuk i lejoi që të luante.

Por, në kampionat, i cili ka filluar prej katër javësh, Renato Malota nuk është parë me asnjë sfidë, duke qëndruar në hije, pasi Gëzim Krasniqi dhe Sodiq Atanda mbajën rolin kryesor në qendrën e mbrojtjes së "demave".

Zyrtarisht Renato Malota është i dëmtuar, ndërsa për t'u rikthyer në fushë ai duhet që të kalojë një kalvar të gjatë, sepse duhet që të eliminojë ose Krasniqin ose Atandën për të marrë vendin. Rivaliteti është i madh, ndërsa deri në momentin e aktivizimit, Malota duhet që të kalojë rrugë të gjatë. Por, deri atëherë mendohet që të ketë ardhur merkatoja e janarit, ku gjasat janë që ai të ketë menduar largimin.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga