
Valon Ethemi po shkëlqen në Turqi. Ish lojtari i Kukësit është në qendër të vëmendjes nga klubet e huaja teksa tashmë raportohet se Galatasaray ka hedhur “grepin” për lojtarin shqiptar. Mësohet se sulmuesi nga Tetova mund t’i bashkohet gjigantit turk.
Në 23 ndeshje ai ka arritur të shënojë 10 gola dhe ka dhënë 4 asiste. Lojtari i Instanbulspor me gjasë do të ndryshojë destinacion në sezonin e ri futbollistik. Mediet turke bëjnë me dije se trajneri Okan Buruk ka kërkuar 25-vjeçarin shqiptar që më parë ka shkëlqyer edhe në kampionatin shqiptar.
Poll