
Tahir Batatina dhe klubi i tij, Llapi, kanë marrë iniciativë për mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e Agim Ademit, presidenti i Federatës së Kosovës.
Klubi llapjan, pas pakënaqësive të shfaqura publikisht, ka filluar të veprojë konkretisht në mbledhjen e nënshkrimeve në tentim për ta larguar nga kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademin.
Drejtori sportiv i Llapit, Batatina, thotë se FFK'së i nevojitet një president i ri.
"Duhet të ndryshojmë në menaxhim, sepse ka nevojë futbolli i Kosovës dhe e ardhmja e rinisë tonë, por duke punuar sinqerishtë dhe me devoshmëri para atyre që financojnë për futbollin. Ne jemi që t'i ruajmë vlerat që i solli futbollit legjenda Fadil Vokrri dhe jemi në mbështetje të fuqishme për Gramoz Vokrrin, pasi futbollit të Kosovës i duhen njerëz të përgatitur profesionalisht dhe të sinqertë që dhanë për futbollin dhe jo që marrin nga futbolli", u shpreh Batatina për Gazeta Olle.