
Real Madridi do t'i ofrojë një pagë masive dhe një bonus të jashtëzakonshëm transferimi për Kylian Mbappe. Madrilenët janë gati t'i japin fund një sage transferimi që është zvarritur për vite me radhë, duke e tërhequr përfundimisht francezin në një transferim ‘falas’ verën e ardhshme.
Sipas Marca, Perez është i gatshëm t'i ofrojë Mbappes një pagë 26 milionë euro dhe një bonus të majmë prej 130 milionë euro vetëm për firmën e tij. Kohëzgjatja e kontratës do të jetë 5 vite, teksa i është premtuar edhe numri 10 që do të mbetet i lirë pas largimit të Modric
Meqenëse kontrata e tij me PSG skadon në fund të sezonit, Mbappe mund të fillojë negociatat me klubet e tjera në janar dhe ka të drejtë të nënshkruajë një para-kontratë. Los Blancos duan ta mbyllin sa më shpejtë këtë çështje dhe i kanë vënë afat mesin e janarit francezit.