Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

E BUJSHME/ Nuk ka pranuar rinovimin, Interi tenton firmën me yllin e Juventusit

Shkruar nga NEWSPORT

Paolo Dybala është tema më e nxehtë në shtëpinë e Juventusit. Sulmuesi argjentinas ka ngelur i zhgënjyer nga drejtuesit bardhezi që i kishin ofruar kontratën e re, por së fundmi e kanë shtyrë firmën, ndërsa kanë ndryshuar edhe pagën që i kishin premtuar.

Mediat argjentinas raportuan dje se Dybala ka vendosur të mos rinovojë kontratë dhe do të dëgjojë oferta të tjera që do të vijnë në adresë të tij. Ditën e sotme, të gjitha mediat në Itali bëjnë me dije se Interi është futur në garë për të marrë yllin e skuadrës bardhezi.

Drejtori i Interit, Beppe Marotta e njeh mjaft mirë lojtarin pasi ishte ai që mori nga Palermo disa vite më parë, kurse tani do të tentojë ta afrojë te zikaltërit. Në ditët në vijim pritet që të ketë më shumë detaje rreth këtij transferimi që do të ishte një goditje e rëndë për Juventusin pasi jo vetëm që do të humbasë një nga lojtarët më të mirë të skuadrës, por do të përforconte një rival direkt në Itali.

Paolo Dybala.
Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga