
Deklaratat e pronarit të PSG-së, Nasser Al Khelaifi kanë turbulluar jo pak ujërat e merkatos verore. Teksa konfirmoi si drejtor sportiv brazilianin, Leeonardo duke i dhënë atij fuqi të plota drejtuese. Khelaifi ndër të tjera tha se nuk do të toleronte më sjellje prej "yjesh" nga lojtarët e klubit francez, duke i treguar derën kujtdo që dëshiron të largohet. Fjalët e pronarit të Paris Saint Germain ishin si një "muzikë" e ëmbël për veshët e Real Madrid.
Madrilenët nga ana e tyrë jane të intëresuar si për Neymar ashtu edhe për Kylian Mbappe dhe nëse do të kishtë ndonjë mundësi për transferimin e tyre në kryeqytetin spanjoll, Real Madrid do të bënte çfarë të ishte e mundur për të realizyar këtë transferim të dyfishtë.
Nëse ky transferim do të realizohej Real Madrid do të kishte padyshim sulmin më të frikshëm në Europë.