Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

E BUJSHME/ Newcastle ‘zhvat’ Italinë, ofertë zyrtare prej 100 milionë euro për lojtarin më të mirë në Serie A

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Newcastle ‘zhvat’ Italinë, ofertë zyrtare prej

Newcastle thuhet se ka bërë një ofertë prej 100 milionw euro për sensacionin e Napolit, Khvicha Kvaratskhelia.

Sipas Corriere Dello Sport, Newcastle ka ofruar 100 milionë euro për sulmuesin, i cili shënoi 12 gola dhe dha 13 asistime teksa Napoli fitoi Serinë A sezonin e kaluar. Nëse oferta pranohet, atëherë 22-vjeçari do të bëhet nënshkrimi rekord i Newcastle.

Eddie Howe po kërkon të forcojë skuadrën e tij me futbollin e Champions League në axhendë sezonin e ardhshëm. Magpies tashmë kanë nënshkruar me mesfushorin Sandro Tonali nga Milani për 70 milionë euro dhe duket se do të hyjnë edhe një herë në tregun italian.

Ngritja e Kvaratskhelia sezonin e kaluar ishte një nga historitë e sezonit. Napoli pagoi vetëm 11.5 milionë euro për të nënshkruar me reprezentuesin gjeorgjian nga Dinamo Batumi, por i riu u zhvillua shpejt në një nga anësorët më të mirë në futbollin botëror duke fituar edhe çmimin, ‘Lojtari i Sezonit në Serie A’.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga