
Milan ka hyrë në një etapë të rëndësishme përsa i përket zhvillimit të ekipit. Kuqezinjtë tashmë janë nën pronësinë e amerikanëve të RedBird që pritet të forcojnë bazat ekonomike dhe të rrisin cilësinë e ekipit për të garuar në nivelet më të larta të futbollit. Drejtuesit e klubit po punojnë për afirmimin e ekipit për të plotësuar apo zëvëndësuar disa faktorë.
Reparti i sulmit të Milanit përbëhet nga 4 lojtarë me Ibrahimovic, Giroud, Origi dhe Lazetic. Nga këta të 4 vetëm Giroud po luan teksa të tjerët janë të dëmtuar. Edhe alternativa Rebic poashtu është jashtë fushave ndaj Maldini duke parë moshën e madhe të dyshes kryesore Ibra-Giroud, po punon për afrimin e një sulmuesi të ri që të udhëheqë kuqezinjtë drejt sukseseve.
Emri kryesorë që qarkullon në media është ai i lojtarit të Kombëtares Shqiptarë, Armando Broja. Sipas gazetarit Carlo Pellegati, Broja shihet si profili ideal për kampionët e Italisë. Chelsea refuzoi një ofertë prej 38 milionë euro nga West Ham në verën e fundit për shqiptarin ndaj Maldini duhet të rishikojë buxhetin pasi kartoni i sulmuesit 21-vjeçar pritet të kushtojë shumë.