
Interi dëshiron të afrojë në skuadër një mbrojtës pasi braziliani Miranda dëshiron largimin nga skuadra pasi lojtari kërkon më shumë hapësira. Drejtuesit klubin pritet të lejojnë lojtarin të largohet, por më parë duan që të gjejnë zëvendësuesin e tij. Sipas asaj që raporton eksperti i merkatos në Itali, "Gianluca di Marzio" Interi kërkon të afrojë mbojtësi e Atletiko Madridit, Diego Godin. Të dyja palët kanë nisur bisedimet dhe mbrojtësi uruguajan është një hap larg zikaltërve.
Kontrata e tij me me Atletikon skadon në verë dhe në këtë mënyrë lojtari është i lirë për të firmos një kontrat më nje tjetër ekipi pasi ka refuzuar rinovimin. Godin do të trasnferohet gjatë merkatos së verës me parametra 0 dhe drejtuesit e Interit po punojnë që të firmosin me lojtarin që tani. Oferta i Interit është një kontrat 2 vjeçare me opsion dhe një vit tjetër dhe operacioni është shumë afër për tu konktretizuar.