
Philippe Coutinho nuk e ndien veten aspak të lumtur te Barcelona duke parë se ende nuk arritur të zërë vend në formacionin katalanas duke u zhvendosur vazhdimisht nga fusha në stol. Duke parë situatën e paqëndrueshme të 26-vjeçarit te kampionët e Spanjës, Chelsea po planifikon transferimin e bujshëm të sulmuesit brazilian në Londër për 100 milionë €. Ai shihet si pasuesi i Eden Hazardit në merkaton verore, pasi futbollisti belg duket do të kalojë përfundimisht pas shumë pritjeve te Real Madridi.
Poll